Henry e kritikon VAR-in: Nuk është mjaftueshëm i shpejtë

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 21:49
Henry e kritikon VAR-in: Nuk është mjaftueshëm i shpejtë

Thierry Henry nuk është adhurues i VAR-it, të paktën jo në gjendjen e tij aktuale dhe me shpejtësinë aktuale.

Sulmuesi i pensionuar beson se duhet shumë kohë për të marrë një vendim, duke prishur festimet e golave

“Në futboll ne jemi ende prapa, kemi shumë për të mësuar”, tha ai, duke folur në konferencën e Leaders Week Sport Business në Londër.

“Ajo që mund të shoh në futbollin amerikan, në regbi, në kriket apo çfarëdo që të jetë, tenis, është e menjëhershme. Me VAR-in, ajo me të cilën mërzitem është se nuk është mjaftueshëm i shpejtë. Një gjë tjetër që është shumë e vështirë për mua është që unë dikur shënoja gola si lojtar. Ndonjëherë nuk e di tani nëse po feston apo jo. Kjo e vret gëzimin e lojës”, u shpreh legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës.

(Kosova Sot Online)