Mesut Ozil reagon pas intervenimit që ia humbi mbi 30 ndeshje

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 08:42
Mesut Ozil reagon pas intervenimit që ia humbi mbi 30 ndeshje

Ish-ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka zbuluar se operacioni në shpinën e tij shkoi mirë pasi lëndimi nga i cili vuante kishte bërë atë të humbasë mbi 30 ndeshje në katër vitet e fundit.

Mesfushori gjerman, i cili tani luan për skuadrën turke, Istanbul Basaksehir, iu nënshtrua një operacioni për këtë çështje të gjatë dhe u ka dhënë tifozëve të tij një përditësim pozitiv.

Ai ka shpërndarë një foto në shtratin e spitalit në Instagram, shoqëruar me mesazhin: “Operacioni i sotëm shkoi mirë”.

“Faleminderit përsëri të gjithëve për mesazhet dhe lutjet tuaja – Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.

Para se të bënte operacionin, ai pranoi se do të ishte jashtë fushës për një kohë për shkak të rikuperimit që do t’i duhet, por ai është i vendosur të rikthehet sërish duke luajtur futboll sa më shpejt që të jetë e mundur.

Para procedurës së tij mjekësore, ai kishte thënë: “Fatkeqësisht do të jem jashtë për një kohë më të gjatë”.

“Do t’i nënshtrohem një operacioni këtë fundjavë për të luajtur pa dhimbje në shpinë. Do të bëj gjithçka që të rikthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në reagimin e tij.

33-vjeçari u largua nga Arsenali në vitin 2021 për t’iu bashkuar Fenerbahçes, ku do të bënte 32 paraqitje në ligë, duke shënuar tetë gola.

Kontrata e tij u ndërpre pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e përkohshëm Ismail Kartal që e pa atë të përjashtuar nga skuadra për katër muaj, duke e çuar atë të nënshkruajë me rivalët e Stambollit Basaksehir në një marrëveshje fillestare njëvjeçare. 

(Kosova Sot Online )