Sivasspor 1:2 Ballkani, golat dhe statistikat e pjesës së parë

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 19:39
Sivasspor 1:2 Ballkani, golat dhe statistikat e pjesës së parë

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes Sivassporit dhe Ballkanit, e vlefshme për raundin e tretë të Grupit G në Ligën e Konferencës.

45 minutat e parë në stadiumin “Yeni 4 Eylul” janë mbyllur me rezultatin 1:2 në të mirë të kampionëve kosovarë

Vendasit kaluan në epërsi, duke shënuar që në minutën e parë të ndeshjes.

Fredrik Ulvestad ishte autor i golit për Sivassporin.

Megjithatë, skuadra nga Suhareka përmbysi gjithçka në vazhdim për të shkuar në pushim me epërsi prej një goli.

Kapiteni, Armend Thaqi, shënoi nga distanca në minutën e 20-të për të barazuar fillimisht rezultatin.

Pas tij, ishte radha për mbrojtësin e krahut të majtë, Arbër Potokun, i cili shënoi në minutën e 31-të.

Ballkani shfaqi lojë më të mirë në pjesën e parë dhe kjo tregohet më së miri nga statistikat.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja kishte posedim më të madh të topit, por regjistroi edhe më shumë goditje në portën kundërshtare.

(Kosova Sot Online)