Loriana Kuka eliminohet nga Botërori i xhudos me diskualifikim

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 11:19
Loriana Kuka eliminohet nga Botërori i xhudos me diskualifikim

Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos. Garuesja kosovare i dha fund kësaj eksperience pasi u ndal në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Më saktësisht, Loriana u diskualifikua nga gara pasi e preku me kokë tatamin gjatë një aksioni dhe ky veprim vlerësohet i rrezikshëm dhe është i palejuar. Loriana, e mllefosur u largua dhe këtu mori fund ambicia e saj për të fituar medalje botërore.

Garuesja kosovare deri në kategorinë 78 kilogramë e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.

Xhudistja e lindur dhe e rritur në Zvicër ishte garuesja e katërt e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Uzbekistan.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët. 

(Kosova Sot Online )