Benzemas i bëhet fanella speciale e Real Madridit

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 14:53
Benzemas i bëhet fanella speciale e Real Madridit

Karim Benzema mbrëmë u shpall futbollisti më i mirë i vitit duke fituar çmimin e “Topit të Artë” për herë të parë në karrierën e tij.

Me këtë rast, kompania e veshjeve sportive “Adidas”, e cila është dhe sponsori teknik i Real Madridit, e ka dizajnuar një fanellë speciale për sulmuesin francez me shkronja dhe numër të artë.

Në brendësi të numrit “9” që Benzema mban me fanellën e Realit të Madridit, ka imazhe të tij.

Aktualisht me Realin në La Liga në këtë sezon, 34-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 6 ndeshje duke shënuar 4 herë dhe duke asistuar 1 herë.


(Kosova Sot Online)