Superliga, tri ndeshjet e sotme përfundojnë me barazim

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 15:07
Superliga, tri ndeshjet e sotme përfundojnë me barazim

Të tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll kanë përfunduar pa fitues.

Ballkani është ndalur me barazim 1:1 në Klinë ndaj Dukagjinit

Albion Rrahmani shënoi për mysafirët, por Merlaku barazoi rezultatin nga penalltia.

Gjilani është ndalur me barazim 1:1 nga Trepça’89.

Zabërgja kaloi gjilanasit në epërsi, por Christian Mba barazoi rezultatin.

E me barazim, por pa gola të shënuar u mbyll sfida mes Drenicës dhe Malishevës. 

(Kosova Sot Online)