Xavit i kthehen gëzimi e lumturia, flet për fitoren me Bilbaon

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 08:47
Xavit i kthehen gëzimi e lumturia, flet për fitoren me Bilbaon

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se ekipi i tij diti ta menaxhonte mjaft mirë lojën në fitoren 4:0 ndaj Athletic Bilbaos mbrëmë. Ousmane Dembele, Sergi Roberto, Robert Lewandowski e Ferran Torres i realizuan golat për gjigantin katalunas, i cili vazhdon ta ndjek kreun e tabelës. E për këtë fitore, i lumtur është shprehur trajneri katalunas. “Ne e kuptuam lojën mjaft mirë. E prisnim një lojë me shumë intensitet dhe me ritëm të lartë.

E dinim se do të kishte presion mbi ne, kështu që e vendosëm një mesfushor më shumë për ta dominuar mesfushën, e donim një lojtar ekstra në mesfushë. Mendoj se çelësi ishte se ne e kapëm intensitetin e tyre. Dembele ishte mjaft i mirë, ai e bëri diferencën. Ekipi e kuptoi se çka na nevojitej. Ishte praktikisht punë e kryer pas përfundimit të pjesës së parë”, deklaroi Xavi pas lojës.

“Camp Nou duhej të ishte një fortesë dhe atmosfera ishte spektakolare. Ne duhet ta marrim avantazhin e kësaj loje. Duhet të luajmë kështu, me këtë intensitet dhe pikët do të mbesin në shtëpi. Kjo është mënyra për të shkuar tutje”, vazhdoi ai. 

(Kosova Sot Online )