Xavi Hernandez i shokuar: Nuk ishim në nivel të Bayernit, eliminimi një goditje e madhe

  • S.A /
  • 27 October 2022 - 09:18
Xavi Hernandez i shokuar: Nuk ishim në nivel të Bayernit, eliminimi një goditje e madhe

 Xavi Hernandez është i shokuar me eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve. Gjiganti katalunas e pati një eksperiencë të zbehtë në këtë garë duke e parë veten në pozitën e tretë, me vetëm 4 pikë nga 5 ndeshje. Mbrëmë, “Blaugrana” dolën përfundimisht jashtë Championsit pas humbjes së thellë në shtëpi nga Bayern Munichu, 0:3. Trajneri katalunas e pranon se ekipi i tij nuk ishte në nivel të kundërshtarit.

“Bayerni më i mirë në shumë aspekte, nuk kam se çka të ankohem apo t’ia lë fajin dikujt. Nuk jemi në nivel të tyre, janë më të mirë, kjo është e qartë. Nuk kemi luajtur mirë. Eliminimi na ka goditur në aspektin psikologjik, por është koha për ta rimarrë veten dhe për të vazhduar”, deklaroi fillimisht Xavi.

“Sezoni nuk përfundon në tetor, është koha për t’u këndellur dhe më pas për fokusohemi në garat tjera. Ishte një goditje e madhe, e kishim një grup të komplikuar dhe ka ndodhur gjithçka. Ajo që ndodhi sot është se ne nuk kemi luajtur mirë”, përfundoi Xavi.

Barcelona do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës, ndërsa në të tetën e finales nga ky grup kanë shkuar Bayern Munichu dhe Interi. 

(Kosova Sot Online )