Roma shënon fitore në udhëtim kundër Hellas Veronas

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 20:52
Roma shënon fitore në udhëtim kundër Hellas Veronas

Pas humbjes nga Napoli javën e kaluar, Roma është rikthyer te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho shënoi fitore kundër Hellas Veronas sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të

Ndeshja e zhvilluar në “Marc’Antonio Bentegodi” përfundoi me rezultatin 1:3.

Nicolo Zanioli (45+1’), Cristian Volpato (88’) dhe Stephan El-Shaarawy (90+2’) shënuan golat e fitores për romakët.

Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Pawel Dawidowicz (27’). I njëjti lojtar u përjashtua nga ndeshja pas nëntë minutave, direkt me karton të kuq.

Roma pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, kurse Hellas Verona ndodhet në pozitën e parafundit (19) me pesë pikë. 

(Kosova Sot Online)