Haaland me stil të ri të flokëve

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 18:37
Haaland me stil të ri të flokëve

Ylli i Manchester City, Erling Haaland, është fotografuar me një model flokësh të guximshëm teksa rikuperohet nga lëndimi.

Sulmuesi u pa me dy gërsheta të gjata dhe me një prerjen të pazakonshme të flokëve me bisht të tërhequr.

Me skuadrën e Pep Guardiolës tashmë në Ligën e Kampionëve, Haaland pritet të mungojë në ndeshjen kundër Sevillas për t’u rikuperuar nga problemi i ligamenteve.

Por ai mund të kthehet për të luajtur me Fulham të shtunën në Premier League.

(Kosova Sot Online)