Liga e Evropës: Roma fiton dhe kualifikohet tutje

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 22:59
Liga e Evropës: Roma fiton dhe kualifikohet tutje

Roma ka shënuar fitore e cila vlen kualifikim tutje sonte.

Roma fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Ludogorets në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Rick, që shënoi në minutën e 42-të të ndeshjes.

Por, të zgjedhurit e Mourinhos rikthyen epërsinë me dy gola nga penalltia të Pellegrinit.

Ndërkohë, Zaniolo realizoi për 3:1 në minutën e 85-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma kualifikohet si e dyta në grup në 1/16 e finales.

Kurse, nga vendi i parë kualifikohet Betisi. 

(Kosova Sot Online)