Benzema: Ronaldo as nuk u lodh të më uronte për 'Topin e Artë'

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 13:41
Benzema: Ronaldo as nuk u lodh të më uronte për 'Topin e Artë'

Karim Benzema zbuloi se ai nuk mori asnjë mesazh nga ish-shoku i skuadrës së Real Madridit, Cristiano Ronaldo për fitimin e tij të Topit të Artë në tetor.

Kur u pyet nëse ish-shoku i tij i skuadrës dhe sulmuesi aktual i Manchester United, Ronaldo e kishte uruar fare për fitimin e të njëjtit çmim që ai fitoi në pesë raste, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  Benzema u përgjigj duke thënë "Jo, jo ende". Javën e ardhshme do të bëhet një muaj nga marrja e çmimit.

Dyshja ishin bashkëlojtarë të mëdhenj te Real Madridi gjatë një periudhe dominimi vendas dhe evropian për Los Blancos, në të cilën Ronaldo kishte shënuar 450 gola dhe kishte dhënë 120 asistime gjatë kohës së tij në Madrid. Karim Benzema është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit me 329 gola, shumë prej të cilëve erdhën në të njëjtën kohë me superyllin portugez.

Benzema u bë francezi i parë që fitoi Topin e Artë që nga Zinedine Zidane në tetor, pas paraqitjeve mbresëlënëse (përfshirë bollëkun e hat trick) në Ligën e Kampionëve që çuan në titullin e 14-të të Real Madridit në kompeticion.

(Kosova Sot Online)