Pas intervistes goditëse, Man Utd takim urgjent pët të ju hakmarr Cristiano Ronaldos

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 15:42
Pas intervistes  goditëse, Man Utd  takim urgjent pët të ju hakmarr Cristiano  Ronaldos

Intervista e Cristiano Ronaldos dhënë tabloidit britanik “The Sun” i ka shokuar drejtuesit e Manchester Unitedit, të cilët po përgaditen ti kundrvihen e kundërpërgjigjen  ylli portugez. Dy ditë më parë ai  e goditi klubin e tij aktual me deklarata të forta, ndërsa shtoi se ndihet edhe i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.

Në ndërkohë, mediumi britanik “The Telegraph” raporton se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” e ka përgatitur një takim urgjent, së bashku me trajnerin Erik Ten Hag, për të diskutuar dhe për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm. Në takim do të jenë prezentë pronari Joel Glazer, drejtori ekzekutiv, Richard Arnold dhe drejtori sportiv, John Murtough.Aty do të diskutohet ndër të tjera se çfarë dënimi të merret për lojtarin, i cili ishte suspenduar javë më parë për shkak se nuk pranoi të paraqitej në fushë në ndeshje me Tottenhamin. Gjithnjë sipas mediumit britanik, flitet se gjoba do të jetë mjaft e lartë, më shumë se 1 milion euro. Gjithashtu, mund të vendoset që lojtari të shitet përfundimisht në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova  Sot Online )