Lexoni edhe:
'Kylian Mbappe dëshiron të jetë nr.1 si Cristiano Ronaldo'
Jermaine Jenas insiston me këmbëngulje se tni më eksperienca e Cristiano Ronaldos në Manchester United ka marrë fund.
Ish-futbollisti anglez thotë se “Djajtë e Kuq” nuk do t’ia japin më mundësinë yllit portugez të luajë në “Old Trafford” pas deklaratave të tij shokuese, përmes së cilave e akuzoi klubin e tij.
Portugezi 37 vjeçar theksoi se në United e tradhtuan, ndërsa shtoi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag,transmeton "Kosova Sot Online ".
'Kylian Mbappe dëshiron të jetë nr.1 si Cristiano Ronaldo'Lexoni edhe:
Sipas Jenas, Ronaldo do të largohet nga klubi në muajin janar, duke nënkuptuar se ai nuk do të luajë me në “Teatrin e Ëndrrave”.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit do ta mbajnë një mbledhje urgjente, ku do ta marrin një vendim final, ndërsa pritet edhe ta gjobisin futbollistin.
(Kosova Sot Online )