
Lexoni edhe:
Këto jan klubet me më së shumti futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës
Edhe pse organizimi i Kupës së Botës është një përgjegjësi e madhe, duket që Katari nuk po e menaxhon mirë. Nikoqirët e Botërorit po përballen me akuza të rënda, të cilat do t’i linin në një dritë të keqe. Sipas Amjad Taha, ekspert në çështjet strategjike politike dhe drejtor rajonal i qendrës britanike në Arabinë Saudite, tetë lojtarëve të Ekuadorit dyshohet se u janë dhënë ryshfet 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit. A ka presion që Ekuadori të humbasë kundër Katarit?
Këto jan klubet me më së shumti futbollistë pjesëmarrës në Kupën e BotësLexoni edhe:
Eksperti paralajmëroi se burime të brendshme nga Ekuadori dhe Katari konfirmuan operacionin dhe i kërkuan botës që të kundërshtojë ” korrupsionin e FIFA-s”. Sipas raportit, persona nga Katari u kanë ofruar ekuadorianëve që t’i linin të fitonin me rezultat 0:1, me një gol në pjesën e dytë në këmbim të një tarife të madhe parash. Publikime të tilla është e vështirë të injorohen, pasi Katari është akuzuar në të kaluarën se i ka dhënë ryshfet FIFA-s me miliona dollarë për t’u zgjedhur si organizator i Kupës së Botës. Tre ditë para fillimit të Kupës së Botës, as qeveria dhe as Federata e Futbollit të Katarit nuk janë komentuar mbi faktet.
(Kosova Sot Online )