Interi në kërkim të pa ndalshëm të dyshes së Valencias, Yunus Musah dhe Jesus Vazquez

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 16:27
Interi  në kërkim të pa ndalshëm të  dyshes së  Valencias, Yunus Musah dhe Jesus Vazquez

 Ka kohë që Interi është në kërkim të lojtarëve të rinj dhe të talentuar që synon t’i transferojë në janar.  Për këtë kanë filluar diskutimet edhe me dyshen e valencias, Yunus Musah dhe Jesus Vazquez, transmeton "Kosova Sot Online ".

La Gazzetta dello Sport ka dhënë detale që 19 vjeçari Musah është në radar të Zikaltërve që një kohë tashmë, me spanjollin që është i hapur për t’u shitur me një çmim më të ulët së 20 milionë euro. Një huazim me obligim blerje është i mundshëm, megjithatë Interi po shikon mundësinë që atë ta transferojë qysh në janar.

Një tjetër lojtar që kërkohet nga klubi milanist është edhe 19 vjeçari Vazquez, i cili do të jetë më i lirë për ta transferuar se shoku i tij i skuadrës amerikan: Gennaro Gattuso vështirë që ta përdorë si anësor  të majtë spanjollin dhe në të kaluarën tinejxheri ka pasur një marrëveshje me klubin që nëse nuk luan mund të largohet.

Vazquez mund t’i bashkohet Interit në janar, edhe pse klubi ka nevojë për ti bërë hapësirë në skuadrën e tyre. Roberto Gagliardini dhe Robin Gosen duhet t’ia lirojnë atij hapësirën, por pavarësisht kësaj Inzaghi dëshiron të krijojë hapësirë për lojtarin.

(Kosova Sot Online )