Djali i Cristiano Ronaldos bëri reagim epik pas suspendimit të babait nga Manchester Unitedi

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 13:18
Djali i Cristiano Ronaldos bëri  reagim epik pas suspendimit të babait nga Manchester Unitedi

Ronaldo e zbulon reagimin epik të djalit të tij, pasi ai u suspendua nga Manchester Unitedi. Djali i Cristiano Ronaldos bëri një reagim epik kur kuptoi se babai i tij u suspendua nga Manchester Unitedi. Gjatë intervistës së tij me Piers Morgan, ylli portugez lëshoi ​​kritika të ashpra ndaj klubit, Ralf Rangnick, Erik ten Hag dhe ish-shokëve të skuadrës; Wayne Rooney dhe Gary Neville, transmeton "Kosova Sot Online".

Kur u pyet për refuzimin e tij për të hyrë si zëvendësues në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Tottenham Hotspur, që i kushtoi me suspendim tre-ditor, Ronaldo pranoi se i vjen keq që e la stadiumin herët, ndërsa zbuloi reagimin e djalit të tij ndaj lajmit.

Ai tha: “Piers do të jem i sinqertë me ju, është diçka që më vjen keq që e lashë stadiumin. Ndoshta po, ose ndoshta jo, nuk e di. Është e vështirë t’ju them 100%, por le të themi se jam penduar, por në të njëjtën mënyrë jam ndjerë i provokuar nga trajneri. Nuk lejoj që një trajner të më futë në tre minuta në një lojë. Më falni, nuk jam lojtar i tillë. Unë e di se çfarë mund t’u jap skuadrave”, u shpreh “CR7”

(Kosova Sot Online )