Weston McKennie mesfushori i Juventusit, në stilin e e flokëve për Botërorin Katari 2022 zgjedhurflamurin amerikan

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 09:13
  Weston McKennie  mesfushori i Juventusit, në  stilin e e flokëve për Botërorin Katari 2022  zgjedhurflamurin amerikan

Futbollisti i Juventusit McKennie po paraqitet me një dukje të veçantë për Botërorin 2022 në Katar.

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ka shpalosur stilin e tij të ri të flokëve për Botërorin Katari 2022, duke zgjedhur ngjyrat e flamurit amerikan. ShBA është në të njëjtin grup me Anglinë, Iranin dhe Walesin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ata e fillojnë garën sonte ku do të luajnë kundër Walesit.

McKennie është parë me një stil të ri të flokëve sot në stërvitje, duke ia shtuar brezit të tij të bardhë të flokëve edhe ngjyrat e kuqe dhe të kaltër, që asociojnë me flamurin e Amerikës. 24 vjeçari ju bashkua Juves më 2020 dhe deri me tani në këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist në 16 ndeshje që ka luajtur në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. McKennie ka bërë 37 paraqitje për SHBA duke shënuar nëntë gola dhe bërë katër asiste.

(Kosova Sot Online )