Holanda e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2022

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 19:02
Holanda e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2022

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2022.

Holandezët e Louis van Gaal kanë marrë fitore 0:2 në përballjen e parë në grup, kundër Senegalit.

Ndeshja mes Senegalit dhe Holandës ishte ndeshja me intensitetin më të lartë në këtë turne, por që tregoi vetëm dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Përkundër shumë rasteve nga të dyja kombëtaret, i vetmi që regjistroi emrin e tij në listën e realizatorëve ishte Gakpo.

Një harkim i mrekullueshëm i Frenkie de Jong në minutën e 84’ bëri që Gakpo ta çonte lehtë topin në rrjetë, me një goditje me kokë.

Rezultatin final e vulosi Klaassen, i cili një top të kthyer nga Mendy pas goditjes së Depay,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e shtyu lehtë në rrjetë, në minutën e 90+8′.

Me këtë fitore, Holanda shkon në tri pikë, kurse Senegali mbetet me 0 pikë. Në të njëjtin grup me Holandën e Senegalin luajnë edhe Ekuadori me tri pikë dhe Katari me 0 pikë. 

(Kosova Sot Online)