ShBA – Uells, kështu mbyllet pjesa e parë

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 20:54
ShBA – Uells, kështu mbyllet pjesa e parë

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit.

45 minutat e parë në stadiumin “Ahmad bin Ali” u mbyllën me rezultatin 1:0.

Timothy Weah e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, në minutën e 36-të.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë në Grupin B.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Anglia e Irani. 

(Kosova Sot Online)