Ylli i Juventusit Adrien Rabiot po ndiqet nga tri ekipet më të mira angleze

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 11:43
Ylli i  Juventusit  Adrien Rabiot po ndiqet nga tri ekipet më të mira angleze

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, është në formë jetësore për momentin, ku shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e parë të Francës, 4-1 kundër Australisë në Botëror. Adrien Rabiot është duke shkëlqyer në Botëror sikurse  edhe në Serie A këtë për këtë sezon. Tani  atij do t’i skadojë kontrata në qershor, prandaj jan tre skuadra, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami,  të interesuar për ta pasur në radhët e tyre.

Sido qoftë, ai ishte rrugës për t’u transferuar në Manchester United gjatë verës, për të cilin dy klubet u pajtuan, por skuadra e Premier Ligës hezitoi t’i bëjë atij pagë 10 milionë euro në sezon. Kërkesa mbetet e njëjtë për një zgjatje në Juventus, e cila gjë tregon se shanset që ai të largohet pa papara në verë janë të mëdha, ashtu sikurse ndodhi me Paulo Dybala muaj më parë. Sipas Calciomercato.com, paraqitjet e Rabiot ai nuk do të këtë resurse që t’ia ofrojë atyre këtë tip page. Ka shumë skuadra në Premier Ligë që e kërkojnë atë, më saktë Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami i Antonio Contes. Spurs do të kenë përparësi, marrë parasysh që drejtor i tyre është Fabio Paratici që ishte në Juventus në kohën kur ata e transferuan Rabiotin si lojtar pa kontratë nga Paris Saint-Germain më 2019. 

(Kosova Sot Online )