Pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran mbyllet pa gola, një gol i anuluar dhe pak raste për të shënuar

  • S.A /
  • 25 November 2022 - 11:54
Pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran mbyllet pa gola, një gol i anuluar dhe pak raste për të shënuar

Posa ka  përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar. Pas 45 minutave të parë nuk është shënuar asnjë gol, pra rezultati mbetet  ai i fillimit pa gola,transmeton "Kosova Sot Online". 

Në minutën e 16-të Gholizadeh  u duk sikur realizoi për Iranin, por pas shikimit në VAR goli u anulua për pozitë jashtë loje. Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë ku pati fare pak raste shënimi, me Uellsin që pati një dominim më të lehtë në fushë.

(Kosova Sot Online )