Manchester United është vazhdon punën për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon: Christian Pulisic në listën e zëvendësuesit potencial

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 10:40
Manchester United është vazhdon  punën për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon: Christian Pulisic në listën e zëvendësuesit potencial

Christian Pulisic mundë të jetë së shpejti  zëvendësues i Ronaldos në United, transmeton "Kosova Sopt Online".

Edhe pse nuk do të jetë e lehtë, bordi i Manchester United është duke vazhduar punën për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, ku një nga emrat që është lidhur me një zëvendësim të yllit portugez është Christian Pulisic, që luan për Chelsea. Lëvizja mund të ndodh në janar duke i huazuar në këtë skuadër.

Opsionet e Pulisic

Që nga fillimi i sezonit, amerikani ka qenë i palumtur me gjendjen e tij në Chelsea. Ai nuk ishte startues nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe as në skuadrën e Graham Potter.

Sipas burimeve në Angli, lojtari kishte kërkuar largim nga afati i fundit i transferëve, por klubi nuk e bëri këtë. Me afatin kalimtar të janar që duket në horizont pas katër jave, ai nuk dëshiron që t’i ripërsëritet situata dhe është duke kërkuar një klub të ri.

Burimet i kanë thënë ESPN-së që “Pulisici që është i gjithanshëm në vijë sulmues por që ka pasur inkonsistencë dhe lëndime këtë sezon”, do të shikojë largimin.

Në moshën 24 vjeçare, Pulisic nuk dëshiron që karriera e tij të stagnojë në Premier Ligë. Ai ka pasur paraqitje të mira këtë Botëror, ku u zgjodh edhe “lojtari i ndeshjes” kundër Anglisë. Lojtari e di që Botërori është një skenë perfektë që do ta rrit vlerën e tij në treg dhe do të këtë disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Newcastle dhe Arsenal po ashtu janë të interesuara për amerikanin, por Djajtë e Kuq i prin garës për “Captain America”. Skuadra nga Old Trafford po ashtu ishte përpjekur për të nënshkruar më të në vitin 2019, por Pulisic në atë vit ju bashkua Chelseat. 

(Kosova Sot Online )