FIFA: Goli i Portugalisë u shënua nga Bruno Fernandes

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 21:43
FIFA: Goli i Portugalisë u shënua nga Bruno Fernandes

Goli i epërsisë i shënuar nga Portugalia ndaj Uruguait është shënuar nga Bruno Fernandes e jo nga Cristiano Ronaldo.

Krosimi i Bruno Fernandes fillimisht u duk që është devijuar nga Ronaldo, ashtu lajmëroi edhe FIFA, por pas rishikimit të videove, është parë se nuk ka pasur devijim nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Kësisoj, Ronaldo mbetet në kuotën e një goli të shënuar në këtë Botëror.

(Kosova Sot Online)