Cilat kombëtare siguruan kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës!

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 22:35
Cilat kombëtare siguruan kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës!

Sot u zhvilluan katër ndeshjet e fundit të fazës së dytë të grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Gana, Brazili dhe Portugalia ishin kombëtaret që sot regjistruan fitore në ndeshjet e tyre përkatëse 

Me fitoret e arritura, brazilianët dhe portugezët siguruan kalimin për në 1/8 e finales.

Përveç tyre, më herët kalimin tutje e kishte siguruar edhe Franca.

Sa i përket këtyre tri kombëtareve, në raundin e tretë mbetet të shihet vetëm nëse ato do të kalojnë nga pozita e parë e grupit, apo e dyta.

Image

(Kosova Sot Online)