Pogba planifikon rikthimin në fushë për Juventusin në ndeshjen kundër Napolit

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 09:15
Pogba planifikon rikthimin në fushë për Juventusin në ndeshjen kundër Napolit

Ylli i Juventusit Paul Pogba është duke e vazhduar rikuperimin e tij të plotë gjatë pushimit të Botërorit dhe shpreson që të bëje debutimin e tij në Serie A gjatë ndeshjes që Juventusi do ta luajë kundër Napolit, transmeton "Kosova Sot Online "

Sipas raporteve, Pogba është në pushime me familjen e tij në Miami, por ka marrë një anëtar të stafit fizik të Max Allegri në Juventus në Florida, për t’ia bërë të mundur atij që të vazhdojë me stërvitjet e tij.

Synimi i tij është t’i forcojë muskujt rreth gjurit, ku kishte pasur një çarje në miniskus gjatë stërvitjeve në korrik dhe pastaj operim në nëntor kur trajtimi me metoda tradicionale dështoi.

Pogba fillimisht kishte zemëruar shefat e Juventusit se kishte shtyrë operimin, përderisa ai shpresonte që të rikuperohet në Botëror për Francën.

Kjo rezultoi e kotë, pasi që problemet muskulore u bën edhe më të mëdha dhe si rezultat ai nuk mund të merrte pjesë në të më.

Javën e ardhshme, ish mesfushori i MAnchester United do të aterojë në Pittsburgh për një konsultim me Profesor Musahl.

Lojtari pritet të kthehet në Torino më 6 dhjetor dhe kështu gradualisht të kthehet në fushë.

Sipas Calciomercato.com, Pogba ka për qëllim të kthehet për të luajtur për skuadrën që prin për Skudeto në Serie A, Napoli më 13 janar.