Edhe një skandal tjetër në Katar: Sanes ju ndalua puthja e të dashurës

  • 30 November 2022 - 13:38
Edhe një skandal tjetër në Katar:  Sanes ju ndalua puthja e të dashurës

Një episod i veçantë në përfundimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në Katar 2022.

Forcat e sigurisë nuk lejonin yllin e Gjermanisë, Leroi Sane, që të takonte bashkëshorten e tij.

Forcat e sigurisë në stadium ndaluan lojtarin që të afrohej te tribuna ku ishte partnerja e tij, Kendis Bruk, mes protestave të futbollistit. Ishin vetë zyrtarët e FIFA-s ata të cilët e udhëzuan një veprim të tillë, edhe pse lojtari u shfaq shumë i inatosur në protestat e tij.

Ndërhyrja e një zyrtari të Federatës Gjermane bëri që Sane të lejohej t’i afrohej tribunës ku ai arriti vetëm të puthte të dashurën e tij, të bisedonte me të për rreth 30 sekonda dhe pastaj të largohej drejt dhomave të zhveshjes i shoqëruar nga forcat e sigurisë së stadiumit.

(Kosova Sot Online )