
Mediat serbe: Serbia është eliminuar nga Kupa e Botës në Katar, Xhaka provokoi prapë

Për humbjen dhe eliminimin e Serbisë nga Botërori në Katar ndaj kombëtares zvicerane, ku bëjnë pjesë edhe futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ka raportuar agjencia serbe e lajmeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Media serbe Tanjug, në titull e ka përmendur edhe Xhakën, duke shkruar se ai ka provokuar futbollistët serbë.
Por, nuk e ka përmendur sulmin e disa lojtarëve serbë mbi Xhakën, duke tentuar që ta godasin dhe ta nxjerrin nga kontrolli. E as provokimet e vazhdueshme ndaj tij.
“Serbia është eliminuar nga Kupa e Botës në Katar pas humbjes nga Zvicra, Xhaka provokoi prapë”, shkruhet në titullin e agjencisë serbe.
(Kosova Sot Online)