Ju flet Xherdan Shaqiri: Rrëfim ekskluziv pas fitores së fundit kundër Serbisë

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 13:50
Ju flet Xherdan Shaqiri: Rrëfim ekskluziv pas fitores së fundit kundër Serbisë

Tani më po vërtetohet se Xherdan Shaqiri,  asnjë padyshim,  është futbollisti më i madh shqiptar, nëse marrim parasysh karrierën e tij fantastike dhe trofetë e fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Jo vetëm shqiptar, por Shaqiri konsiderohet edhe si futbollisti më i madh me nënshtetësi zvicerane, pasi askush nuk ka pasur suksese më të mëdha se ai. Ylli nga Gjilani shënoi në tre Kupa të Botës radhazi, 2014, 2018 dhe 2022, derisa këtë rekord e mbanin vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Të jesh në një listë të tillë me Messin dhe Ronaldon është vërtetë krenari e madhe”, tha Shaqiri për ‘Blick’.

Ai shënoi gol armikut shekullor të Kosovës, dhe në vend të shqiponjës festoi me gishtin tek goja duke i heshtur ata, por edhe duke iu treguar mbiemrin e tij. 31-vjeçari thotë se kishte shumë emocione në këtë ndeshje, por ishte i përqendruar tek ndeshja. “E dija që nga viti 2018 pas ndeshjes së parë se çfarë do të na priste. Ishte ndeshje emocionuese, por isha i përqendruar vetëm në paraqitjen time”, deklaroi Shaqiri. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u vërejt që ishte i mërzitur pas zëvendësimit, ku kamerat filmuan atë duke goditur bankën rezervë. Ish-anëtari i Liverpool, Bayern Munich, Inter, Lyon, Stoke City e Basel tha se dëshironte të shënonte një tjetër gol. “Nuk isha i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë ia thash edhe trajnerit, por që e pranova vendimin e tij. Doja të isha në fushë dhe të shënoja një tjetër gol për ta fituar grupin”, deklaroi Shaqiri.Në 1/8 e finales në Kupën e Botës, Zvicra do të përballet me Portugalinë.

(Kosova Sot Online )