Ronaldo nuk po e pret përfundimin e këtij viti, do t’i bashkohet Al-Nassr në këtë muaj

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 09:39
Ronaldo nuk po e pret përfundimin e këtij viti,  do t’i bashkohet Al-Nassr në këtë muaj

Po mbetet vetëm çështje orësh për largimin e Ronaldos nga shoqëria e vjetër.  Cristiano Ronaldo duket se do të përfundojë kalimin e tij te Al-Nassr para fillimit të janarit.

Sulmuesi u rikthye në Evropë pas pushimit pas eliminimit në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe nisi stërvitjet në ambientet e klubit të Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online ".

“CBS Sports”, që raportoi për kontratën rekorde me përfitime prej 200 milionë euro në sezon, ka raportuar së fundmi se marrëveshja tashmë është pothuajse e përfunduar.

37-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Ronaldo nuk i nënshtrohet rregullave të afateve kalimtare, pasi ai është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Manchester Unitedin.

(Kosova Sot Online  )