Manchester United në "gjah" për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

  • S.A /
  • 27 December 2022 - 10:23
Manchester United  në

“Djajtë e Kuq” u ndanë me yllin portugez muajin e kaluar pas intervistës së tij shokuese për klubin anglez., kështu që tani Manchester United është vënë në gjah për ta gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, shkruan "Kosova Sot Online". 

E tash, trajneri Erik ten Hag e ka pranuar se gjiganti britanik ka nevojë për sulmues për pjesën e dytë të sezonit, pak ditë para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se e kemi humbur një sulmues, kështu që ne duhet ta marrim një sulmues. Sidoqoftë, duhet të jetë një lojtar i duhur. E i duhuri është që të na sjellë kualitet në ekip, jo veç ta shtojmë në skuadër, pasi kjo veç do të na sillte probleme. Dhe, ju e dini që kriteret janë të larta këtu në Manchester United”, deklaroi trajneri holandez para mediave. Man Utd aktualisht gjendet në vendin e pestë në Premierligë me 26 pikë, 14 më pak se lideri, Arsenal, i cili e ka një lojë më shumë. Sonte, United e pret Nottinghamin në “Old Trafford”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online )