Kjo është lista e futbollistëve me ngritjen më të lartë të vlerës në vitin 2022

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 13:40
Kjo është lista e  futbollistëve  me ngritjen më të lartë të vlerës në vitin 2022

Cody Gakpo është përforcimi më i ri i Liverpool, duke u transferuar për 42 milionë euro nga PSV. Kjo shumë mund të rritet edhe për 20-të milionë të tjera nga bonuset, në varësi të paraqitjeve të sulmuesit të krahut.

Këtij të fundit i’u shtua vlera në vitin 2022 për 38-të milionë euro, duke arritur në 60-të milionë euro, sipas faqes së specializuar për profilin e lojtarëve “Tranfermarkt”. Gakpo është i 10-ti në listën e futbollistëve që i është rritur më së shumti çmimi në tregun e futbollit.

Në krye të listes qëndron tashmë kampioni i botës, Enzo Fernandez, i cili përveç me Argjentinën kishte paraqitje të mira edhe me Benfica-n, duke i’u rritur vlera nga 5 në 55 milionë, shkruan "Kosova Sot Online ".

Për 50-të milionë euro i është rritur vlera edhe mbrojtësit të Leipzig dhe Kroacisë, Josko Gvardiol, nga 25 në 75 milionë euro.

Të njejtat shifra vlejnë edhe për sulmuesin brazilian të Manchester United, Antony, i cili mbyll top treshën e futbollistëve me ngritjen më të lartë në vitin 2022.

(Kosova Sot Online )