Diego Simeone largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 09:05
Diego Simeone largohet nga Atletico Madridi në fund të  sezonit

Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madridi me të përfunduar edicionin 2022/23, shkruan "Kosova Sot Online",bazuar në raprtimet e  El Chiringuito.

Sipas mediumit, është dëshira e dyanshme që të mos vazhdojnë më projektin, duke i dhënë fund kështu periudhës së gjatë të bashkëpunimit.

Simeone e kishte marrë drejtimin e Atletico Madridit më 23 dhjetor të vitit 2011, duke zhvilluar 605 takime deri më sot.

Por, eliminimi nga Liga e Kampionëve në këtë edicion ka zhgënjyer bordin e klubit dhe ata duan ta largojnë atë.

Edhe pse kontrata nuk skadon deri në vitin 2024, të dyja palët thuhet se kanë vullnet që t’i ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Një pjesë tjetër që e bën largimin e Simeones të mundshëm, është edhe raporti i tij me lojtarët, që është prishur dhe thuajse pakkush e do atë në skuadër. 

(Kosova Sot Online )