Jurgen Klopp thotë se nuk do të largohet nga Liverpooli

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 10:37
Jurgen Klopp thotë se nuk do të largohet nga  Liverpooli

Gjermani Jurgen Klopp ka bërë të ditur se nuk po e planifikon largimin nga Liverpooli. “Të Kuqtë” nuk janë duke kaluar formë të mirë këtë sezon, teksa shpeshherë është vënë në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit gjerman në “Anfield”, transmeton "Kosova Sot Online".

Mirëpo, Klopp ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, përveçse kjo do t’i kërkohet.

“Nëse askush nuk më thotë të shkoj, nuk do të largohem – kështu që kjo do të thotë se ndoshta ka një pikë ku duhet të ndryshojmë gjëra të tjera”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, as zyrtarët e klubit anglez thuhet se nuk e kanë menduar shkarkimin e Klopp.

Madje, te Liverpooli thuhet se po planifikojnë të tashmen dhe të ardhmen me 55-vjeçarin.

Liverpooli renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Premierligës, me 28 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

Ndryshe, Jurgen Klopp ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online )