Ky klub synon transferimin e kapitenit të City

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 18:18
Ky klub synon transferimin e kapitenit të City

Barcelona ia ka vënë syrin kapitenit të Manchester City, Ilkay Gundogan, të cilin synon ta transferon pa para kur atij i përfundon kontrata në fund të sezonit

Barcelona ka treguar “interes serioz” për ta marrë Gundogan nga City në fund të sezonit, me kontratën e mesfushorit që pritet të skadojë, shkruan The Telegraph transmeton GazetaExpress. Raporti thekson që klubi po shikojnë që ta përforcojnë mesfushën e tyre me një transfer të lirë, derisa konsiderojnë që N’Golo Kante nuk është më synim, pasi që ai duhet të nënshkruajë kontratë të re me Chelsea.

La Blaugrana ende janë ngushtë sa i përket gjendjes financiare pasi disa viteve shpenzime dhe trajneri Xavi dëshiron që të arrijë një marrëveshje me Bosman për të. Shpresat që ata të nënshkruajnë me 32 vjeçarin Gundogan varen nëse ai do ta zgjasë apo jo kontratën e tij më City, në të cilin klub ai luajti nga viti 2016 – që ishte blerja e parë e Pep Guardiolës si menaxher i City.

Mesfushori gjerman ka qenë një pikë referuese për City prej që ju bashkua klubit dhe mori rolin e kapitenit pas largimit të Fernandinhos verën e kaluar, por ai nuk i është shmangur diskutimeve se do të kërkojë një sfidë të re.

(Kosova Sot Online)