Superliga në basketboll: Sonte sfida mes Rahovecit dhe Yllit

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 16:36
Superliga në basketboll: Sonte sfida mes Rahovecit dhe Yllit

Sonte zhvillohet ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Përballja zhvillohet nga ora 17:00 në kuadër të xhiros së 15-të të Prince Caffe Superligës.

Të dy skuadrat janë në formë të ndryshme, pasi Vreshtarët kanë dy fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 13 fitore radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim të garave.

Pikërisht në xhiron e parë, rahovecasit kishin mundur kampionët, 90:88, kurse në takimin të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, Ylli kishte fituar 109:59.

(Kosova Sot Online )