Guardiola: Haaland t’i kthehet shënimit të golave

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 22:45
Guardiola: Haaland  t’i kthehet shënimit të golave

Pep Guardiola e ka pranuar që Manchester City duhet që të “dërgojë më shumë topa” të Erling Haaland pasi që norvegjezi ka dështuar të shënojë në tri ndeshjet e fundit

Haaland regjistroi vetëm 19 prekje në humbjen e së shtunës kundër rivalëve të Manchester United dhe 22 vjeçari duket se është lënë në hije kohëve të fundit pasi që nuk po e gjen vetën në fushë – pasi që nuk po mundet të shënojë. Guardola ka thënë se ai ekipi i tij ka pasur sukses deri me tani me sulmuesin e tyre të ri, por pranoi që ata duhet të bëjnë më shumë në vijën e tretë të sulmit.

“Ne kemi luajtur shumë mirë me të. Kështu që nuk, nuk është kjo”, tha trajneri i City për gazetarët. “Kështu, ajo çfarë dua të them është të luajmë më mirë, të krijojmë më shumë shanse, të dërgojmë më shumë topa tek ai dhe sulmuesit e tjerë nëse është e mundshme, ne duhet të krijojmë më shumë shanse”.

Norvegjezi ka shënuar 27 gola në 24 ndeshje deri me tani duke treguar një formë të tij të lartë pasi shkoi në Angli dhe forma e tij e fundit nuk është asgjë tjetër pos një rënie e vogël. Megjithatë, Guardiola i duhet atij tani – lojën e të cilit e ka modeluar legjenda e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer – pasi që ai duhet të shënojë nëse City dëshiron ta zë Arsenalin që është lider me tetë pikë më shumë se ata.

(Kosova Sot Online)