Smalling e kërkon largimin
Sikur të mos mjaftonte çështja e Nicole Zaniolo-s, Roma tani ka një tjetër problem për të trajtuar.
Pas Zaniolos, edhe qendërmbrojtësi anglez raportohet se po e dëshiron largimin nga “Olimpico”, ka raportuar “Tuttomercatoweb”.
Smalling do të mbetet futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit, pasi kontrata e tij me Romën skadon më 30 qershor
Për 33-vjeçarin raportohet se interesim ka shprehur Interi, me këta të fundit që po kërkojnë një zëvendësues të Milan Skrinarit, i cili raportohet se është në rrugën drejt largimit nga “Meazza”.
Chris Smalling është pjesë e Romës që nga tetori i vitit 2020.
Ai deri më tani ka regjistruar 121 paraqitje me romakët në të gjitha garat, ka shënuar dhjetë gola dhe ka shtuar katër asistime.
(Kosova Sot Online)