Chelsea pajtohet me Malo Guston, mbahen sekret detajet e marrëveshjes

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 10:51
Chelsea pajtohet me  Malo Guston, mbahen sekret  detajet e  marrëveshjes

Chelsea është afër kompletimit të transferimit të Malo Gustos nga Lyoni. Mediat franceze raportuan të premten mbrëma se marrëveshja është arritur mes palëve, por nuk zbuluan shumë nga detajet. “RMC Sport” zbuloi se Gusto do të nënshkruajë me Chelsean dhe do të te Lyoni në formë huazimi deri në fund të sezonit.

661917

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se 19-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të shtunë. Sipas tij, Lyoni do të fitojë 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Malo Gusto ka regjistruar 15 paraqitje me skuadrën franceze këtë sezon në Ligue 1, duke kontribuar me një asistim. Malo Gusto luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ai numëron edhe shtatë paraqitje me Kombëtaren U21 të Francës.

(Kosova Sot Online )