Evertoni mirret vesh me trajnerin e ri

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 09:31
Evertoni mirret vesh me trajnerin e ri

Evertoni tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Siç raporton Fabrizio Romano, Evertoni ka arritur marrëveshje me Sean Dyche.

Kontrata tashmë është nënshkruar, teksa pritet shpejt që të bëhet edhe zyrtare.

Dyche do të bëhet trajner i Evertonit në një marrëveshje prej dy vite e gjysmë.

Dyche do të jetë pasardhësi i Frank Lampard, i cili nuk pati aventurë të mirë me Evertonin.

(Kosova Sot Online)