Zbulohet emri, kush është sportisti që ju vodhën 12 milionë euro

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 09:35
Zbulohet emri, kush është sportisti që ju vodhën  12 milionë euro

Sipas raportimeve  të medies, autoritetet xhamajkane vazhdojnë hetimin në përpjekje për të rikuperuar paratë që qindra klientë humbën në një mashtrim shumëmilionësh të kryer nga një ish-punonjës i fondit të investimeve Stocks and Securities Limited (SSL), përcjell "Kosova Sot Online".

Për vite me radhë klientët merrnin deklarata të rreme për bilancet e tyre, ndërkohë që llogaritë e tyre po boshatiseshin. Një nga të prekurit është Usain Bolt, një nga figurat më të mëdha të sportit botëror.

Vlerësohet se atleti ka humbur 12 milionë dollarë. Në një intervistë për “Jamaica Observer”, Bolt siguroi se nuk është i falimentuar, por se “është i goditur rëndë nga humbjet”, përcjell Super Sport.

Bolt shpjegoi se paratë që janë zhdukur nga llogaria e tij ishin për të ardhmen e tij dhe të familjes së tij.

“Të gjithë e dinë që kam tre fëmijë dhe e dinë që kujdesem për prindërit e mi”.

Përveç kësaj, i vjen keq që “kam humbur atë për të cilën kam punuar shumë.”

Atleti pohoi gjithashtu se kishte marrë vendimin për shkarkimin menaxherit të tij financiar.

Qeveria Xhamajkane e ka bërë prioritet që t’i shkojë çështjes në fund për të gjetur përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të përpiqet të rikuperojë paratë. Nigel Clarke, Ministër i Financave, doli para shtypit për të shprehur “zemërimin dhe shqetësimin” që ndjente e gjithë qeveria e tij.

(Kosova Sot Online )