Ka kontratë milionëshe, gjithë sezonin është i lënduar – por çfarë është duke ndodhur me Phil Jones

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 10:59
Ka kontratë milionëshe, gjithë sezonin është i lënduar – por çfarë është duke ndodhur me Phil Jones

Mbrojtësi i Manchester United, Phil Jones nuk është në listën e skuadrës së klubit në programin zyrtar, pavarësisht se është ende i kontraktuar, transmeton "Kosova Sot Online".

Anglezi  ka qenë një lojtar i United për më shumë se një dekadë pasi u bashkua nga Blackburn në vitin 2011 për një tarifë prej 20 milionë euro. Por, vitet e fundit ai mezi ka luajtur për shkak të problemeve të vazhdueshme në gju. Ai kaloi gati dy vjet pa u paraqitur para se të luante 90 minuta në humbjen 1-0 të United në shtëpi ndaj Wolves në janar 2022.

Jones luajti mirë dhe mezi mbajti lotët ndërsa mbështetësit e United brohorisnin emrin e tij. Ai vazhdoi të luajë edhe tre herë të tjera, duke përfshirë një fillim të papritur kundër Liverpoolit, por ka ngecur përsëri dhe nuk është paraqitur fare këtë sezon nën drejtimin e Erik ten Hag, për të cilin thotë se nuk ka qenë as në dispozicion për t’u stërvitur që kur mori drejtimin e skuadrës në qershor.

“Për të gjithë sezonin ai është i lënduar. Nuk mund të them nëse Jones do të luajë përsëri këtë sezon”, ka thënë Ten Hag në një konferencë të fundit për shtyp.

“Ajo që mund të them është se ai nuk është i disponueshëm për stërvitje që nga dita e parë e stërvitjes këtë sezon, kështu që mendoj se nuk ka një mundësi që ju të rikuperoheni shpejt dhe të jeni në dispozicion”.

I hequr nga skuadrat e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës në shtator, emri dhe numri i Jones nuk figurojnë as në programet e klubit. Emri i Jones ishte i pranishëm në katër ndeshjet e para në Theatre of Dreams, por sipas Manchester Evening Neës, përfshirja e fundit ishte fitorja 1-0 ndaj Omonia Nicosia në tetor.

Sir Alex Ferguson dikur paralajmëroi Jones që të bëhej “lojtari më i mirë ndonjëherë” i United, por ai tani pothuajse me siguri ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin, me kontratën që i skadon në verë.

( Kosova Sot Online )