Pas të'rmetit në Turqi vdes portieri i njohur i klubit turk

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:39
Pas të'rmetit në Turqi vdes  portieri i njohur i klubit turk

Raportohet se nga minuti në minut po rriten viktimat nga tërmet e fuqishme në Turqi dhe Siri.

Së fundmi, një nga viktimat e shumta bëhet e ditur që është një portier turk. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e klubit ku futbollisti ka luajtur, Yeni Malatyaspor Kulübü.

“Na vjen shumë keq për humbjen tonë!
Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan ndërroi jetë për shkak të tërmetit. Zoti e mëshiroftë dhe i dhuroftë xhennetin.
Ne nuk do të të harrojmë ty personazh i bukur.” thuhet në statusin e klubit turk në Facebook.

(Kosova Sot Online)