Bayern synon të fitojë kundër Union Berlinin

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 17:30
Bayern synon të fitojë kundër Union Berlinin

Me në fund, përplasje e pritur në mes të dy pretendentëve për titull të Bundesligës është gati pasi që Bayern Munchen do të luajë kundër Union Berlin

Një ndeshje për kreun e tabelës që mund ta caktojë kampionin e Gjermanisë do të luhet sonte në Bundesliga, derisa kjo e diel pritet të jetë spektakulore për ligën gjermane.

Forma e skuadrës nga Allianz Arena ka qenë e luhatshme këtë vit, me disa ndeshje ku ata kërkojnë përgjigje nëse dëshirojnë që të jenë në garë për titull.

Edhe pse Borussia Dortmund e mori vendin e parë pas fitores 1-0 dje ndaj Hoffenheim, kjo ndeshje është një ndeshje ku do të ndahen pikët me dy skuadra që cilado që fiton do të jetë në vendin e parë, për shkak të golëdallimit më të mirë.

Kështu për Bayernin nga minuta e parë sonte kanë startuar në sulm: Musiala, Muller, Coman dhe Choupo – Moting. 


(Kosova Sot Online)