Real Madridi e dëshiron Antonio Silvan

  • A P /
  • 02 March 2023 - 13:45
Real Madridi e dëshiron Antonio Silvan

Sipas gazetës portugeze, Record, Real Madridi ka dërguar skautët në Vizela – Benfica të shtunën e kaluar.

Arsyeja ka një emër dhe mbiemër: António Silva, talenti i ri premtues nga akademia e Benficas

Nga këtu mund të dalë qendërmbrojtësi i radhës i “Los Blancos”, pozicion që mund të përforcohet në merkaton e radhës.

Megjithatë, Benfica e vlerëson futbollistin në 100 milionë euro, shifër kjo shumë e madhe për madrilenët.

Pavarësisht ardhjes së Antonio Rüdiger verën e kaluar, fakti që  Nacho  nuk e ka siguruar kategorikisht vazhdimësinë e tij, si Mendy  i obligon kryesinë e Real Madridit që t’i shohë opsionet.

Josko Gvardiol, nga  RB Leipzig dhe i rekomanduar nga  Modric është opsioni tjetër.

Kroati është 21 vjeç, tre vjet më i ri se António Silva i cili konsiderohet si një nga dominuesit e ardhshëm në këtë pozicion.


(Kosova Sot Online)