Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshjet e forta

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 10:39
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve  me dy ndeshjet e forta

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjen e kthimit të së tetës së finales. Sonte na presin dy ndeshjet e para të dueleve të dyta të kësaj faze, shkruan "Kosova Sot Online ".

Pa dyshim, ballafaqimi kryesor do të jetë ai mes Chelseat dhe Borussia Dortmundit. “Blues” do të mundohen ta shpëtojnë sezonin dëshpërues me një fitore eventuale ndaj Verdhezinjve.

Të kaltrit u mposhtën në Gjermani në lojën e parë me rezultat 0:1, ndërsa sonte në “Stamford Bridge” do ta kërkojnë rikthimin dhe përmbysjen e madhe. Pasi në Premierligë nuk po iu ecin punët aspak mirë, djelmoshat e trajnerit Graham Potter krejt fokusin do ta kenë tek Championsi, ku synojnë të shkojnë sa më lart.

Chelsea bëri transferime stratosferike gjatë janarit, por deri tash nuk e ka arsyetuar këtë me rezultate në fushën e blertë.

Nga ana tjetër, Dortmundi do të shkojë në Londër për ta ruajtur kapitalin nga loja e parë dhe për të prerë kështu një biletë për në çerekfinale të kësaj gare.

Në duelin tjetër të natës, Benfica do t’i bëjë gosti Club Brugget.

Ekipi portugez e fitoi lojën e parë në udhëtim, 2:0 dhe tash do të mundohet ta administrojë sa më mirë lojën për ta ruajtur këtë rezultat. E belgët do ta kërkojnë mrekullinë në Portugali pasi s’kanë çka të humbin.

Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. 

Image

(Kosova Sot Online )