Pas ndeshjes me incidente dhune Llapi – Ballkani, gjashtë persona dërgohen në mbajtje

  • S.A /
  • 13 March 2023 - 10:30
Pas ndeshjes me incidente dhune Llapi – Ballkani, gjashtë persona dërgohen në mbajtje

Gjashtë persona janë ndaluar në lidhje me incidentin e djeshëm, të ndodhur pas ndeshjes Llapi – Ballkani.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila shtoi se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur, transmeton "Kosova Sot Online".

“Me urdhër të Prokurorit te Shtetit janë ndaluar gjashtë persona, prej tyre një i mitur, për shkak te veprave penale ‘Pjesëmarrja ne turme qe kryen vepër penale dhe huliganizëm’ dhe ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, sipas KPRK-së. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje, derisa për këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë”, ka thënë Ulaj.

Dje pas incidentit u ndalën 21 persona, të cilët janë liruar ndërkohë pasi janë intervistuar, ndërsa kishte edhe pesë të lënduar, prej tyre tre tifozë dhe dy policë, e u dëmtuan edhe tri vetura dhe një autobus.

Huliganizmi u rikthye në futbollin kosovar dhe i qiti hije të keqe një super ndeshjeje të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

(Kosova Sot Online )