Tre portierë në listën e Chelsea, ja cili njëri do të transferohet këtë verë në ‘Stamford Bridges’

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 11:02
Tre portierë në listën e Chelsea, ja cili njëri do të transferohet këtë verë në ‘Stamford Bridges’

Chelsea synon transferimin e një portieri të ri gjatë afatit kalimtar të verës.Portieri i parë Edouard Mendy ka kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe nuk ka pranuar rinovimin, por as drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me të, përcjell "Kosova Sot Online".

Senegalezi pritet të nxirret në shitje në verë dhe Chelsea tanimë ka tre emra në listë për portën. The Times ka raportuar se londinezët nuk duan të dalin jashtë Ligës Premier për portier të ri dhe tre emrat që kanë në listë janë pjesë e kampionatit anglez.

Dy spanjollët David Raya i Brentford dhe Robert Sanchez i Brighton janë në krye të listës, derisa londinezët e duan edhe francezin Illan Meslier të Leeds United. Si dy spanjollët ashtu edhe francez Meslier kanë një vlerë në tregun e transferimeve rreth 50 milionë euro, shumë që nuk përbën ndonjë problem te Chelsea.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, njëri nga emrat e lartpërmendur do të zbarkojë në Stamford Bridges në verë, pasi Chelsea dëshiron ta blindojë portën për një kohë të gjatë. 

(Kosova Sot Online )