Chelsea ofron 60 milionë euro dhe një lojtar për shërbimet e Victor Osimhen

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 14:36
Chelsea ofron 60 milionë euro dhe një lojtar për shërbimet e Victor Osimhen

Chelsea mund të ofrojë para, plus një nga yjet e tyre për të mposhtur Manchester United në garën për të nënshkruar Victor Osimhen, sipas raportimeve të fundit në Ishull, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi i Napolit ka qenë në formë të zjarrtë gjatë këtij sezoni dhe duket se do të jetë një nga lojtarët më të lakmuar kur të hapet afati kalimtar veror.

Klubet e Ligës Premier e kanë vëzhguar 24-vjeçarin teksa ai vazhdon të udhëheqë Napolin drejt titullit të Serie A me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme. 

Chelsea besohet të jetë në mesin e atyre që i duan shërbimet e tij dhe mund të ofrojë një nga lojtarët e tyre për të marrë nigerianin.

Calciomercato raporton se hierarkia e Bluve mund të përdorë Christian Pulisicin për të provuar të arrijnë marrëveshje. Osimhen ka vendosur për të ardhmen e tij - mes interesimit nga dy gjigantët evropianë

Amerikani ka luftuar për të arritur formën e tij më të mirë vazhdimisht që nga mbërritja në Stamford Bridge dhe mund të përdoret në bisedimet me Napolin për të transferuar Osimhen.

Përveç kartonit të 24-vjeçarit, Chelsea thuhet se do të ofrojë edhe 60 milionë euro, duke shpresuar që klubi italian ta pranojë këtë marrëveshje.

(Kosova Sot Online )