Manchester United po shitet për një shumë rekorde

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 16:16
Manchester United po shitet për një shumë rekorde

Manchester United do të shitet për një tarifë rekorde – nëse Glazers pranojnë një nga ofertat e ardhshme për klubin. Pronarët janë të sigurt se ofertat prej më shumë se shtatë miliardë euro do të vijnë përpara afatit të së mërkurës, që do të eklipsonte shumën e paguar nga Todd Boehly dhe partnerët e tij për Chelsean, pesë miliard euro, transmeton "Kosova Sot Online".

United pret gjashtë oferta, të cilat do të ishin një baskëpunim i blerjes së plotë dhe investimit të pjesshëm.

Prej tyre, të paktën dy – oferta e Katarit e zbuluar nga Mail Sport dhe ajo e rivalit Sir Jim Ratcliffe, pritet të shkojnë përtej 5 miliardë eurove. Ofertat fillestare mendohet të kenë qenë më afër pesë  miliardë euro.

Ata të përfshirë në garë besojnë se një raund tjetër ofertash mund të realizohet përpara se të zgjidhet një blerës.  Javën e kaluar, një delegacion nga oferta e Sheik Jassim bin Hamad al-Thani vizitoi Old Trafford dhe Carrington, për të shikuar gjendjen e kompleksit të klubit. Bisedimet vazhduan për më shumë se 10 orë dhe u përshkruan si pozitive.

Ndërsa vizita e Ratcliffe dhe grupit të tij ishte rreth tre orë më e shkurtër, kuptohet se ata kanë lënë përshtypje të mirë tek të përfshirët në këtë proces, i cili po drejtohet nga bankierët amerikanë Raine Group.

(Kosova Sot Online )